Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, nga ku furnizohet me ujë një pjesë e Prishtinës me rrethinë, kanë arritur në kuotat maksimale të ujit si rezultat i të reshurave gjatë javëve të fundit. Në periudhën e njëjtë të vitit 2020, këta rezervuarë kishin rënë deri në minus dhjetë metra nga kuota normale. Viteve të fundit, një pjesë e madhe e Prishtinës dhe disa qytete përreth furnizohen me ujë edhe nga Liqeni i Ujmanit që gjendet në veri të vendit.
Të reshurat mbushin Batllavën dhe Badovcin

5
Dy të rinj duke lundruar me kajak në Liqenin e Badovcit.

6
Pamje nga droni të Liqenit të Badovcit i mbushur me ujë pas reshjeve të javëve të fundit.

7
Një urë që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe kalon nëpër Liqenin e Badovcit.

8
Rruga Prishtinë-Gjilan e cila kalon afër Liqenit të Badovcit.