Ndërlidhjet

Kamala Harris fiton gjithë vëmendjen në nisje të Konventës së demokratëve


Kamala Harris fiton gjithë vëmendjen në nisje të Konventës së demokratëve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:27 0:00

Konventa Kombëtare e demokratëve nis më 19 gusht në Çikago, më pak se një muaj pas largimit të pritur të presidentit aktual, Joe Biden, nga gara presidenciale. Kjo ngjarje, që do të shfaqet nëpër televizione, i ofron mundësinë nënpresidentes Kamala Harris, tashmë e konfirmuar si e nominuara e demokratëve për president, që t’i prezantojë qëndrimet e veta para një audience kombëtare. Në të njëjtën kohë, jashtë sallës së Konventës pritet të mbahen protesta masive, me qëllim sfidimin e liderëve partiakë rreth ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Lendi Susuri)

XS
SM
MD
LG