Ndërlidhjet

Kurti i kërkon SHBA-së ndihmë për "planet luftarake të Serbisë"


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkoi Shteteve të Bashkuara të rrisë ndihmën, për siç tha, "planet luftarake të Serbisë".

Ai falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës pas sulmit ndaj Policisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me grumbullimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, tha të shtunën Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

"Sullivan dhe kryeministri Kurti biseduan edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Sullivan nënvizoi se është zgjidhja e vetme afatgjate për të siguruar stabilitet në tërë Kosovën", thuhet në njoftim.

Mr. Sullivan and Prime Minister Kurti discussed the EU-facilitated Dialogue between Kosovo and Serbia, which Mr. Sullivan underscored was the only long-term solution to ensuring stability throughout Kosovo.

Kurti në një bisedë me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se "e sigurova atë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it".

"Zotimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët mbetet i palëkundur", shkroi Kurti në X, që më herët njihej si Twitter.

SHBA-ja ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, që Prishtina e cilëson terrorist.

Shtëpia e Bardhë më 29 shtator i bëri thirrje Serbisë të tërheqë trupat ushtarake të dislokuara përgjat kufirit me Kosovën, duke e cilësuar si zhvillim "shumë destabilizues".

Kosova ka thënë se mbi 80 sulmues të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë më 24 shtator.

Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.

Kosova ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm.
Serbia ka mohuar çdo përfshirje.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG