Të parët nga 10.000 trupat meksikane në kufirin me SHBA-në
- Reuters
Qindra ushtarë meksikanë patrullojnë përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi tarifat e SHBA-së për importet meksikane me kusht që vendi i Amerikës Latine të godasë trafikun e fentanilit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës duke patrulluar përgjatë murit kufitar midis Meksikës dhe SHBA-së pasi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ra dakord me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të përforcuar kufirin si përgjigje ndaj kërkesës së Trumpit për të goditur emigracionin dhe kontrabandën e drogës, Meksikë, shkurt 2025.

2
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Meksikës qëndrojnë në formacion pas zbarkimit nga një aeroplani.

3
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës konfiskojnë një palë shkallë të përdorura nga trafikuesit e qenieve njerëzore për të kaluar murin kufitar në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, 5 shkurt 2025.

4
Një anëtar i Gardës Kombëtare Meksikane qëndron roje ndërsa autoritetet meksikane inspektojnë një kanal, të cilin ata besojnë se përdoret nga njerëzit për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, në Siudad Huarez, Meksikë, 4 shkurt 2025.