Ndërlidhjet

KSHZ: Procesi zgjedhor në Maqedoninë e V. ishte demokratik


Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve.

Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, në orën 19.00 ka përfunduar në 39 nga gjithsej 44 komuna, në të cilat të dielën (31 tetor) qytetarë votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Në pesë komuna votimet do të vazhdojmë për më shumë se dy orë për shkak të ndërprerjes së procesit të votimit në orët e paradites për arsye teknike.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Dalje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit, 81.2 për qind ndërsa më e ulët në Saraj të Shkupit, 28.12 për qind.

“Vlerësoj se të dielën kishim proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe disa probleme të vogla të izoluara që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pra, zgjedhjet konsideroj se ishin të suksesshme”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Alekandar Dashtevski.

Për dallim nga raundi i parë më 17 tetor, tani janë regjistruar shumë më pak probleme me votimin që po zhvillohet me sistemin e ri biometrik.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në balotazh kanë pasur 1.353, 990 qytetarë, të cilët këtë të drejtë kanë mundur ta realizojnë në 2,481 vendvotime.

Në raundin e dytë u votua në 44 komuna nga gjithsej 80 sa ka Maqedonia e Veriut, si dhe për kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

LSDM-ja garoi në 30 komuna, VMRO DPMNE-ja në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në dy dhe në një komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.

Në rundin e parë, më 17 tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave.

Më së shumti komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, gjithsej 22. Lidhja Social-Demokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në nëntë komuna, ndërsa në tri komuna Bashkimi Demokratik për Integrim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG