Ndërlidhjet

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne.

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime
  • Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë
  • Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
  • U arrestuan 29 persona për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Presidenti i Kosovës, pas shpërbërjes së Kuvendit në gusht, shpalli zgjedhjet për datën 6 tetor.

Na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram

20:20 6.10.2019

Pjesëmarrja e votuesve, prijnë Zubin Potoku dhe Prishtina

Në 38 komuna të Kosovës, pjesëmarrja më e lartë e votuesve është në Zubin Potok mbi 57 për qind, pasur nga Prishtina me mbi 55 për qind dhe Komuna e Obiliqit me mbi 50 për qind.

Në Mitrovicën e Veriut, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është mbi 42 për qind, përqindja e ngjashme e daljes së votuesve është edhe në Mitrovicën e Jugut.

Pjesëmarrja më e ulët e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare është shënuar në Komunën e Dragashit më 32,75 për qind , pasur nga Klina me 35,87 për qind.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 44 për qind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

20:56 6.10.2019

Konjufca: Fitore e Vetëvendosjes, me LDK-në do të bëjmë një qeveri të mirë

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se të dhënë që i ka ky subjekt politik e nxjerrin atë si fituese të zgjedhjeve.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Glauk Konjufca, foto nga arkivi.
Glauk Konjufca, foto nga arkivi.


“Të dhënat tona tregojnë që Lëvizja Vetëvendosje është e para dhe i ka fituar këto zgjedhje. Shprehim edhe urimin tonë për vendin e dytë që e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën mendoj që do ta bëjmë një qeveri shumë të mirë për Republikën e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

21:08 6.10.2019

KQZ: Rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë në ueb-faqen e saj rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Për të parë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve klikoni këtu.

21:32 6.10.2019

KQZ: Prijnë LDK dhe LVV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nga mbi 43 për qind e votave të numra nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 25. 21 për qind të votave, pasur nga Lëvizja Vetëvendosje me 24.32 për qind.

Partia Demokratike të Kosovës ka 22.62 për qind të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate 12.66 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë 5.53 për qind.

Për të parë rezultatet në kohë reale, klikoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG