Ndërlidhjet

Mbyllja e kutive të votimit
Mbyllja e kutive të votimit

Si u zhvillua procesi zgjedhor?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

13:16 22.10.2017

Policia: Zgjedhjet po zhvillohen në ambient të qetë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Shpend Maxhuni, ka konfirmuar se sa i përket aspektit të sigurisë, gjatë zgjedhjeve lokale nuk ka ndonjë incident të natyrës serioze.

Policia e Kosovës ka angazhuar një numër relativisht të madh të zyrtarëve policor më kapacitete të ndryshme për të ofruar siguri në aspektin e përgjithshëm në të gjitha qendrat e votimit. Do të vazhdojmë të përcjellim situatën për se afërmi në mënyrë që të sigurohemi nëse eventualisht ka ndonjë incident në të cilën duhet të angazhohet Policia e Kosovës”, thotë Maxhuni .

12:57 22.10.2017

Proces i rregullt zgjedhor në Mitrovicën veriore

Qytetarët e Mitrovicës veriore, komunë e banuar nga shumica serbe, nga orët e mëngjesit kanë filluar të votojnë për kryetarin e ri të komunës dhe përbërjen e ardhshme të asamblesë komunale. Gjatë natës, ishin raportuar raste të shqyerjes së disa posterëve. Ndërkaq sot, procesi i votimit, raportohet se po kalon qetë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se deri në këtë fazë nuk ka ndonjë informacion për shqetësim në atë pjesë.

Natyrisht se edhe për pjesën veriore, Policia e Kosovës është institucioni përgjegjës për ofrimin e sigurisë për këtë proces dhe do të monitorojmë situatën si kurse në çdo pjesë tjetër të Kosovës”, ka thënë Maxhuni.

Qendër votimi në Mitrovicën veriore
Qendër votimi në Mitrovicën veriore

12:39 22.10.2017

Delawie u bën thirrje qytetarëve të raportojnë parregullsitë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar qendrën e thirrjeve koalicionin e organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Delawie, përmes një postimi në Twitter, ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës, të raportojnë për çdo parregullsi që shohin gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

12:23 22.10.2017
Porositë e qytetarëve të Prishtinës për kryetarin e ri
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG