Ndërlidhjet

Mbyllja e kutive të votimit
Mbyllja e kutive të votimit

Si u zhvillua procesi zgjedhor?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

10:16 22.10.2017

Kryeministri Haradinaj fton qytetarët që të votojnë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pasi që ka votuar në zgjedhjet lokale, ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sot edhe unë kreva obligimin qytetar. Votuam për kryetar komune për asamble. Ftoj qytetarët që të gjithë të dalin të votojnë. Kosovën e pret shumë punë, një pjesë e punëve të rëndësishme ndodhin në komuna. Vetëm me punë mund të shkojmë nga zhvillimi dhe nga rritja e gjithëmbarshme e vendit dhe kjo rritje kjo kërkon rolin aktiv të qytetarit dhe votën e qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

09:59 22.10.2017

Demokracia në Veprim raporton parregullsitë e para

Koalicioni i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor, në konferencën e parë për media ka raportuar për parregullsitë e para gjatë procesit zgjedhor.

Në bazë të të dhënave nga monitoruesit e këtij koalicioni, raportohet se ka pasur vonesa në hapjen e disa vendvotimeve, po ashtu ka munguar materiali zgjedhor, si dhe mungesa e vulave, kurse në disa qendra është vërejtur prania e materialit propagandues të subjekteve politike”, ka thënë Albert Krasniqi nga ky koalicion.

Sipas tij, “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të dalë më një njoftim zyrtar dhe të njoftojë rastin për mungesën e vulave në disa vendvotime

Sa i përket mbarëvajtjes nga aspekti i sigurisë, Krasniqi ka thënë se ka informata që në disa qendra votimi po qëndrojnë persona të paautorizuar, të cilët, siç ka thënë ai, “duke qëndruar nëpër qendra të votimit potencialisht përbëjnë rrezik për t’i frikësuar apo ndikuar tek votuesit”.

09:13 22.10.2017

Në procesin zgjedhor janë angazhuar 86 prokurorë

Prokurori i Shtetit të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale.

“Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria.

08:41 22.10.2017

Kelani: Procesi zgjedhor po ecën qetë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri në këto momente i gjithë procesi është duke shkuar qetë.

Sa i përket anës së Policisë së Kosovës gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve operacionale policore. Të gjithë zyrtarët policorë kanë dalë nëpër detyrat e tyre të caktuara me plan dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, tha Kelani.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG