Ndërlidhjet

Nga Evropa në Maqedoni të Veriut: Goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze


Prokuroria Publike në Shkup. Fotografi nga arkivi.
Prokuroria Publike në Shkup. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Punëve të Brendshme , në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, ka zbuluar dhe goditur një rrjet që kontrabandonte vetura luksoze nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE) drejt Maqedonisë së Veriut.

Bastisjet janë kryer të dielën e 29 dhjetorit në disa lokacione, përfshirë në Shkup, Negotinë, Dojran dhe Manastir, ku dyshohen të jenë përfshirë 10 persona.

“Aksioni ka për qëllim shuarjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e mjeteve të shtrenjta motorike, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilin mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në disa lokacione”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit, në një postim në Facebook.

Mes të dyshuarve, janë identifikuar edhe dy zyrtarë të shërbimeve administrative për regjistrimin e automjeteve, për të cilët thuhet se kanë marrë pjesë në akte të kontrabandës, të falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare, si dhe fshehjen e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor.

“Personat, gjatë viteve 2021 dhe 2022, me dokumente false dhe me numra falsë, kanë futur në vend makina të cilat kanë qenë lëndë e hetimit ndërkombëtar, si dhe makina të cilat në formë ndryshe i kanë ikur kontrollit doganor. Ata i regjistronin automjetet këtu dhe një pjesë për disa herë ndërmjet vete i kanë rishitur që ta fshehin kontrabandën, pas së cilës ua shitën përdoruesve të fundit”, shtoi Prokuroria Publike në njoftimin e saj.

Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe bazuar në provat e mbledhura, Prokuroria tha se do të ngrejë procedurë kundër gjithsej 10 personave.

Siç bëhet e ditur, njëri nga të dyshuarit është shtetas i Republikës së Greqisë, dhe ndjekja penale për të do të kalojë në juridiksionin e Greqisë, bazuar në bashkëpunimin e mëparshëm ndërmjet Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit dhe autoriteteve greke.

  • 16x9 Image

    Enis Shaqiri

    Enis Shaqiri është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Maqedoninë e Veriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG