Enis Shaqiri është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Maqedoninë e Veriut.
Jashtë kufijve, por Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar.
Opozita në Shkup ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili, të hënën, pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë kosovare dhe asaj maqedonase, që u zhvillua në Prishtinë, tha se në Maqedoninë e Veriut “nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe”.
Kërcënimet, komunikimi i papërshtatshëm nga politikanët, dezinformatat, pagat e ulëta, kontratat e punës me afat të shkurtër, mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe sociale, janë disa nga problemet që i përmend Raporti i Komisionit Evropian (KE) për vitin 2024, me të cilat ballafaqohen gazetarët në Maqedoninë e Veriut.
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, për dy ditë radhazi – të shtunën dhe të dielën – është renditur ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë.
Rikthimi eventual i Richard Grenellit do të ishte me ndikim të rëndësishëm dhe për këtë, Qeveria në Prishtinë mund të ketë arsye për t'u shqetësuar, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë analisti britanik, Tim Judah.
Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë ndarë opinione të ndryshme lidhur me paralajmërimet për zgjedhje. Disa e konsiderojnë të “pashmangshme” punën e zgjedhjeve, ndërsa të tjerët e vlerësojnë si një “mundësi minimale”.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duhet ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme, që do të mbaheshin vjeshtën e ardhshme bashkë me ato lokale, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Maqedonia e Veriut përfaqëson shembull të mirë për ndërtimin e shoqërisë shumetnike, por vendi duhet ta fuqizojë besimin në sistemin gjyqësor, ta intensifikojë ritmin e reformave lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe ta përmbushë detyrimin e ndërmarrë për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas letrës së dërguar liderëve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ku shprehu shqetësimin për mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit, të hënën me një letër të ngjashme i është drejtuar edhe kreut të Qeverisë maqedonase, Hristijan Mickoski.
Qeveria dhe institucionet lokale në Maqedoninë e Veriut nuk u kushtojnë vëmendje të duhur çështjeve të ndryshimeve klimatike, mbrojtjes së mjedisit, si dhe ekosistemeve natyrore, thonë aktivistët që merren me mbrojtjen e mjedisit në këtë vend.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitijan Mickoski, të mërkurën gjatë një konference për shtyp, e cilësoi "organizatë joqeveritare" propozimin e koalicionit VLEN për krijimin e Akademisë Shqiptare.
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet që prek afër 1.200 gra në vit në Maqedoninë e Veriut. Vitin e kaluar 346 gra humbën betejën me këtë sëmundje.
Këtë javë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, që u krijua nga koalicioni i partive VMRO-DPMNE-VLEN-ZNAM, shënon 100-ditëshin e parë të punës.