Ndërlidhjet

KPM: Klan Kosova obligohet që brenda 30 ditësh të plotësojë dokumentacionin e biznesit


Mediat para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës - Fotografi ilustruese nga arkivi.
Mediat para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës - Fotografi ilustruese nga arkivi.

Komisioni i Pavarur për Media (KPM), i ka dhënë afat prej 30 ditëve televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

KPM-ja tha se dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese, sipas ligjit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Qeverisë së Kosovës më 14 qershor ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova SHPK.

Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë - Serbia dhe Gjakovë - Serbia”.

ARBK-ja në bazë të akteve ligjore ka marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova, deri në një vendim tjetër.

*Video: Çfarë ndodhi me Klan Kosovën

Çfarë ndodhi me Klan Kosovën?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

KPM-ja në mbledhjen e mbajtur të premten, ka sqaruar se rregullorja e KPM-së për dhënën e licencës për shërbime mediale, kërkon që kompania private të jetë ligjërisht e regjistruar në Kosovë.

KPM-ja tha se është njoftuar nga ARBK-ja më 14 qershor 2023, se ka pezulluar certifikatën e biznesit për Klan Kosova.

“Duke pasur parasysh se ofruesi i shërbimit medial, Klan Kosova, është licencuar nga KPM-ja mbi bazën e kësaj certifikate të biznesit, e cila vë në dilemë ligjshmërinë e këtij biznesi, rekomandon që në afat prej 30 ditëve nga pranimi i këtij vendimi të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediave”, tha Jeton Mehmeti, kryetar i Komisionit të Pavarura për Media.

Çfarë parasheh Ligji?

Neni 30 i Ligjit të KPM-së thotë:

Për shkelje të kushteve të licencës, kodit të sjelljes dhe akteve të tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj, KPM-ja mund t’u lëshojë të licencuarve vërejtje me shkrim ose t’u shqiptojë një apo më shumë prej këtyre sanksioneve:

  • T’i urdhërojë subjektit të licencuar që t’i transmetojë publikisht detajet e natyrës dhe shkallës së shkeljes së kushteve të licencës, kodeve të sjelljes dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj.
  • Të kërkojë nga i licencuari që të transmetojë korrigjimin ose të kërkojë falje përmes transmetimit.
  • T’i vendosë një gjobë në vlerë jo më pak se njëmijë euro dhe jo më shumë se njëqindmijë euro.
  • Të kërkojë pezullimin e një pjese ose gjithë programin e të licencuarit për një periudhë të caktuar kohore.
  • T’ia ndryshojë kushtet e licencës së transmetuesit.
  • T’ia ndërpresë apo refuzojë vazhdimin e licencës së transmetimit.

Për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, ka pasur reagime nga organizatat e mediave vendëse dhe ndërkombëtare.

Të premten, reagime kanë ardhur edhe nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG