Ndërlidhjet

Ambasadorët në Prishtinë të shqetësuar me rastin e Klan Kosovës


Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kompaninë Klan Kosova
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kompaninë Klan Kosova

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, kanë reaguar për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova.
Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Qeverisë së Kosovës ka iniciuar kallëzim penal në Policinë e Kosovës ndaj shoqërisë tregtare “Klan Kosova”.

Në kuadër të kësaj shoqërie tregtare është edhe televizioni Klan Kosova.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se është duke ndjekur nga afër rastin e Klan Kosovës dhe se vendimi për licencën e tij të biznesit është ende objekt ankimimi.

“Po e vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe u bëj thirrje institucioneve relevante që të mendojnë me shumë kujdes për çfarëdo mase të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e medias në Kosovë”, ka shkruar Abbott në Twitter.

Kallëzimi penal ndaj shoqërisë tregtare ‘Klan Kosova’, është iniciuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike - me pretendimin se në certifikatën e biznesit te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Rohde, tha se ‘procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse, në renditjen globale të lirisë së medias’.

Vendimin e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Italisë përmes një postimi në Twitter e quajti "të papritur".

Edhe Ambasada e Italisë tha se ësht duke e monitoruar rastin.

Çfarë ndodhi me Klan Kosovën?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Vendimi për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, pasoi një shkrim në portalin Kosovanews rreth kësaj çështjeje.
Klan Kosova tha se asnjëherë nuk ka pasur rast të japë shpjegime në institucionet e shtetit lidhur me pretendimet e Ministrisë, të cilat, siç tha, kanë rrjedhur nga një shkrim spekulativ në një portal online.

Reagime bërë edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Sipas saj, vendimi për pezullimin e licencës të televizionit Klan Kosova jo vetëm që shkel dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, por dërgon një mesazh shqetësues për komunitetin e biznesit dhe investitorët potencialë.

“Si përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan në Kosovë, ne besojmë fuqishëm në respektimin e parimeve të praktikave të drejta dhe transparente të biznesit, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve që operojnë brenda vendit”, thuhet në reagimin e OEAK-ut.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), do të mbajë sot më 16 qershor një mbledhje ku ndër të tjera, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i çështjes së televizionit Klan Kosova.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG