Ndërlidhjet

Kievi thotë se 60.000 tonë të drithërave iu shkatërruan nga sulmet në Odesa


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Kievi ka thënë të mërkurën se Rusia ia ka shkatërruar 60.000 tonë të drithërave që do të duhej të eksportoheshin.

Sulmet në portin e Odesas është raportuar të kenë ndodhur pak pas mesnatës.

Rusia ka nisur raketa në rajonin jugor të Ukrainës Odesa për dy net me radhë, duke i goditur portet në Detin e Zi, pas largimit nga marrëveshja, e cila i ka mundësuar Kievit t’i eksportojë drithërat përmes detit.

Ministria ukrainase e Bujqësisë, ka thënë se “60.000 tonë të drithërave janë shkatërruar” në portin Çornomorsk, jashtë Odeseas.

Ajo ka thënë se kjo sasi ishte planifikuar të nisej për eksport “60 ditë më parë”.

Sipas saj, siguria e ushqimit në botë po rrezikohet edhe një herë tjetër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më parë se Rusia “i ka shënjestruar me qëllim drithërat”.

Të hënën, Rusia ka refuzuar ta zgjasë marrëveshjen për transportin e drithërave, dhe prej atëherë ka paralajmëruar për “rreziqe” të eksporteve të grurit përmes Detit të Zi.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se vendet më të varfra “do ta paguajnë çmimin” për prishje të marrëveshjes, derisa edhe Perëndimi e ka dënuar një gjë të tillë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG