"Kërcënimet" nga Vuçiqi: Rrezik a perceptim
Udhëheqësit e Kosovës thonë se Serbia është duke bërë “fushatë për konflikte të reja”. Ata sigurojnë se janë të gatshëm të mbrojnë çdo qytetar e çdo cep të territorit. Por, sa serioze është situata? Për disa njohës të rajonit, ajo është nën kontroll dhe e gjitha është përpjekje e kryeministrit Albin Kurti për vëmendje ndërkombëtare.