Gruaja ukrainase tregon rrahjen dhe poshtërimin në kampin rus të filtrimit
Olena Strukalyova thotë se u detyrua të zhvishej ndërsa pa një burrë duke u rrahur brutalisht në një kamp rus filtrimi, ku civilët nga zonat e pushtuara të Ukrainës duhej të kalonin përpara se të dërgoheshin në Rusi. Ukraina vlerëson se 1.6 milion qytetarë të saj kanë kaluar nëpër këto kampe, ndërsa Rusia e konsideron këtë numër edhe më të lartë. Strukalyova, nga Mariupoli, thotë se ajo u kontrollua disa herë përpara se të kalonte në Rusi - nga ku më pas udhëtoi menjëherë për në Gjeorgji.