Harris flet për kufirin, Lindjen e Mesme, politikën e identitetit
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, dha një intervistë ekskluzive për rrjetin televiziv, CNN. Ishte kjo paraqitja e saj e parë e madhe pa skenar, prej se u bë kandidate për presidente nga Partia Demokratike. Harris u shoqërua nga kandidati për zëvendës të saj, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në intervistën e realizuar nga korrespondentja e CNN-it, Dana Bash. Teksa foli për kufirin jugor të SHBA-së, ajo tha se nuk do ta mbështeste dekriminalizimin e hyrjes së paligjshme në Shtetet e Bashkuara, duke përmbysur kështu qëndrimin e saj të mëparshëm. Në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme, ajo përsëriti mbështetjen e saj për vetëmbrojtjen e Izraelit dhe për një marrëveshje që do të siguronte lirimin e pengjeve izraelite. Kur u pyet për një deklaratë provokuese që kandidati republikan për president, Donald Trump, bëri për identitetin e saj racor, Harris nuk pranoi t’u kushtonte kohë komenteve të tij. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
18 shkurt 2025
Çfarë ndodhi në takimin mes SHBA-së dhe Rusisë në Riad?
-
18 shkurt 2025
Pse po vonon numërimi i votave?
-
16 shkurt 2025
Si i kaloi Navalny muajt e fundit të lirisë në Gjermani
-
15 shkurt 2025
Kush e ka fajin për përmbytjen e Prishtinës nga mbeturinat?
-
14 shkurt 2025
Kosova pa 193 njohjet e premtuara