Harris zotohet se do t’i mbështesë aleatët e SHBA-së, kritikon Trumpin
Në mbyllje të Kuvendit Kombëtar Demokrat, nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, pranoi formalisht nominimin si kandidate e partisë së saj për presidente. Në fjalimin e saj, Harris u zotua se do t’i mbështesë Ukrainën dhe aleatët e tjerë të SHBA-së, se do të ngrihet kundër autokratëve dhe se do t’i përfaqësojë të gjithë amerikanët me udhëheqjen e saj. Ajo, po ashtu, e sulmoi drejtpërdrejt kundërshtarin e saj, Donald Trump, për shkak të historisë së tij të kërcënimeve për braktisjen e NATO-s dhe të përpjekjeve për minimin e rezultateve zgjedhore. (Përgatitën: Trim Haliti, Krenare Cubolli dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
22 dhjetor 2024
Dronët sulmues rusë terrorizojnë civilët në Ukrainë
-
20 dhjetor 2024
Ushtari ukrainas bën bujë me videot kritikuese për komandantët
-
20 dhjetor 2024
Nga Kosova në Tajvan: Viti 2025 me agjendë të ngjeshur