Evakuimet nga aeroporti i Kabulit kanë marrë vrull, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre po përshpejtojnë largimin e shtetasve të tyre dhe të afganëve në rrezik, në një operacion masiv logjistik, i cili ka çuar në skena kaotike, teksa ka kaluar pak më shumë se një javë pasi talibanët kanë marrë në kontroll kryeqytetin e Afganistanit.
Ndonëse grupi militant ka paralajmëruar se nuk do të pranojë asnjë shtyrje të datës së caktuar për tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po përballet me trysni për të zgjatur afatin e 31 gushtit për evakuimin e mijëra personave që po kërkojnë të ikin nga vendi.
(Përgatiti: Trim Haliti)