Ndërlidhjet

Dënohen me 35 vjet burgim të akuzuarit për tentim-sulmin ndaj ekipit të Izraelit


Gjyqtari Ibrahimi arsyeton vendimin
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:15 0:00

Gjyqtari Ibrahimi arsyeton vendimin

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë nëntë persona, të cilët në vitin 2016 kishin planifikuar të sulmonin përfaqësuesen në futboll të Izraelit, në Shqipëri.

Kombëtarja e Izraelit dhe ajo e Shqipërisë kishte në orar ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në Futboll e cila u zhvillua në qytetin e Shkodrës.

Tetë prej tyre janë dënuar me burgim, kurse njëri prej tyre është dënuar me gjobë.

Visar Ibishi, është dënuar me 10 vjet burgim, Lulzim Gashi me 6 vjet,
Burim Istrefi me 3 vjet, Leotrim Vojvoda dhe Flamur Gashi me nga 5 vjet, Kenan Plakaj dhe Arton Ahmeti me nga 1 vit e gjysmë, Leotrim Musliu me 3 vjet e gjysmë burgim dhe Besart Peci me 2500 euro.

Gjyqtari i rastit, Hamdi Ibrahimi tha se, "Ne besojmë se vendimin që e kemi shpallur, e kemi shpallur në emër të qytetarëve të Kosovës dhe plotësisht na përkrahin në këtë vendim. Pse? Sepse në këto troje ekstremizmi fetar nuk mund të zërë vend. Dhe, këto veprime që të akuzuarit kanë dashur t'i ndërmarrin, janë me qëllim që në këto troje, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovës, të shkaktohet një klimë e pasigurisë, të futet elementi i ekstremizmit dhe me vepra terroriste të destabilizohet vendi. Këto veprime për neve janë të papranueshme".

Sipas gjykatës, disa nga të dënuarit kanë pasur lidhje me Lavdrim Muhaxherin, ish-udhëheqësit të shqiptarëve në grupin e ashtuquajtur Shteti Islamik dhe nga ai kanë marrë instruksione për të sulmuar lojtarët dhe tifozët e Izraelit.

Familjarët dhe policia e Kosovës kanë thënë se Muhaxheri është vrarë në vitin 2017 nga një sulm ajror.

Gjykata ka vërtetuar se disa nga pandehurit kanë udhëtuar në qytetin e Shkodrës ku kanë fotografuar stadiumin e qytetit dhe më vonë ata planifikonin të kryenin sulme ndaj ekipit të futbollit dhe tifozëve të tyre.

Mbi 300 persona nga Kosova, kryesisht të rritur, kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Mbi 70 janë vrarë por shumë gra dhe fëmijë vazhdojnë të mbesin në atë zonë.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015 ku çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vite burgim.

Policia fillimisht ka arrestuar 19 persona, por vetëm ndaj nëntë prej tyre është ngritur aktakuzë. Të pandehurit planifikonin të përdornin eksploziv dhe armë të tipit kallashnikov.

Në bodrumin e njërit nga të pandehurit policia ka gjetur eksploziv të llojit Triaceton Triperoksid (TATP). Eksploziv i njëjtë është përdorur edhe në sulme tjera në Paris dhe Bruksel.

Policia ka thënë se të pandehurit planifikonin të kryenin sulme edhe në Kosovë ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG