Ndërlidhjet

Tre të akuzuarit në rastin e ndeshjes Shqipëri - Izrael pranojnë fajësinë


Pamje nga seanca gjyqësore
Pamje nga seanca gjyqësore

Tre të akuzuar kanë pranuar fajësinë ne ndërlidhje me planifikimin e sulmit në ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Izrael. Ata fillimisht ishin ngarkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me akuzat për terrorizëm.

Të mërkurën para trupit gjykues fajësinë e kanë pranuar Kenan Plakaj dhe Besart Peci, por më herët fajësinë e kishte pranuar edhe Arton Ahmeti.

Sipas Prokurorisë Speciale, Kenan Plakaj ka prodhuar mjete shpërthyese, kurse Besart Pecit i janë gjetur armë automatike dhe rreth 90 copë fishekë.

Në vitin 2016, Policia e Kosovës kishte parandaluar një sulm të mundshëm terrorist kundër kombëtares së Izraelit në futboll në ndeshjen përballë kombëtares së Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahej në Shkodër.

Fillimisht u arrestuan 18 persona dhe vetëm ndaj 9 personave u ngritën aktakuza.

Ende nuk dihet se sa mund të dënohen të tre personat që tashmë kanë pranuar fajësinë.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria thuhet se disa prej të akuzuarve kanë qenë në kontakt me të ashtuquajturin lider të shqiptarëve në kuadër të grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, Lavdrim Muhaxheri nga ku kanë marrë urdhra për të kryer sulme.

Muhaxheri i cili njihej si komandant i shqiptarëve brenda IS-it raportohet se është vrarë në muajin qershor, ka thënë familja e tij.

Tek të akuzuarit është gjetur dhe eksplozivë i llojit të ngjashëm me atë që është përdorur gjatë sulmeve në Paris dhe Bruksel.

Në vitin 2015, Kosova ka aprovuar një ligj që sanksionon çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja dhe mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

* Ky artikull është përmirësuar për të korrigjuar aktakuzën me të cilën është ngarkuar Kenan Plakaj, mbi të cilën ka pranuar fajësinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG