Ndërlidhjet

Irani mbetet sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit, sipas SHBA-së


Irani e vazhdoi mbështetjen për Hezbollahun (në këtë foto), një grup i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më 1997, thuhet në raportin e DASH-it.
Irani e vazhdoi mbështetjen për Hezbollahun (në këtë foto), një grup i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më 1997, thuhet në raportin e DASH-it.

Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit global vitin e kaluar, duke u përshirë në mbështetjen e rekrutimit të terroristëve, financimit dhe komploteve nëpër Afrikë, Azi, Evropë dhe në të dyja Amerikat, tha Departamenti amerikan i Shtetit raportin e tij për terrorizmin 2022, i cili u publikua më 1 dhjetor.

Në Lindjen e Mesme, Irani e vazhdoi mbështetjen për Hezbollahun, një grup i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më 1997, thuhet në raport, i cili shton se Teherani i dha armë Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze të cilësuara si terroriste nga SHBA-ja.

“Këto grupe ishin përgjegjëse për sulme të shumta vdekjeprurëse që kishin zanafillën në Rripin e Gazën dhe Bregun Perëndimor”, thuhet në raport.

Teherani i ka përkrahur edhe grupet ekstremiste në Bahrejn, Irak dhe Siri, përmes Forcës Quds të Gardës Revolucionare të Iranit(IRGC-QF), për të ofruar mbështetje për organizatat terroriste me qëllim që të krijojnë trazira në rajon, sipas raportit.

Irani vazhdimisht ka nxitur dhe komplotuar sulme ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë kundër ish-zyrtarëve amerikanë, si hakmarrje për vdekjen e komandantit të Forcave Quds, Qasem Soleimani në janar 2020.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha më 2022 se e kishte parandaluar një komplot të udhëhequr nga IRGC-QF për ta vrarë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton, dhe e kishte arrestuar një iranian të akuzuar për komplotin.

Sipas raportit, në Afganistanin e sunduar nga talibanët, anëtarët e Al-Qaeda, grupit të Shtetit Islamik, dhe grupet terroriste rajonale ishin aktive edhe në vitin 2022, megjithëse talibanët ishin përkushtuar për të mos i lejuar ekstremistët ta përdornin vendin e tyre për të kryer sulme kundër shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, pas tërheqjes së forcave amerikanë në gusht 2021.

Raporti përmend se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur ende nëse do t’i njohin talibanët apo entitetet e tjera si qeveri të Afganistanit”, dhe thotë se talibanët e strehuan një lider të Al-Qaeda, Ayman al-Zawahri, në Kabul, para se ai të vritej nga një sulm ajror amerikan në korrik të vitit të kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG