Ndërlidhjet

SHBA-ja akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin


Marrshimi i anëtarëve të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC). 22 shtator 2018. Fotografi ilustruese.
Marrshimi i anëtarëve të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC). 22 shtator 2018. Fotografi ilustruese.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka akuzuar një anëtar të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në lidhje me një komplot në tentativën për të vrarë ish-këshilltarin për Siguri Kombëtarë në Shtëpinë së Bardhë, John Bolton.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi më 10 gusht për akuzat kundër Shahram Poursafi, i njohur gjithashtu si Mehdi Rezayi, 45 vjeç.

Departamenti tha se ai "u përpoq të paguante 300.000 dollarë individë në SHBA për të kryer vrasjen" në Uashington ose në shtetin fqinj të Maryland.

Prokurorët thanë se komploti mund të vinte si hakmarrje për sulmin me dron të janarit 2020, që vrau Qassem Soleimani, i cili ishte kreu i Forcave elitare Quds të IRGC-së.

Bolton, i cili shërbeu si këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë presidencës së Donald Trump, falënderoi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për punën e tyre në zhvillimin për zbardhjen e çështjes.

Ai tha në një deklaratë se megjithëse nuk mund të thuhet shumë publikisht, "një pikë është e padiskutueshme: sundimtarët e Iranit janë gënjeshtarë, terroristë dhe armiq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG