Ndërlidhjet

Nxënëset iraniane e përzënë nga shkolla zyrtarin qeveritar


Nxënëset iraniane e përzënë nga shkolla zyrtarin qeveritar
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

Janë publikuar pamje që shfaqin disa nxënëse të zemëruara iraniane, disa prej tyre me flokë të pambuluar, me sa duket duke u konfrontuar me një zyrtar të Ministrisë së Arsimit të Iranit, dhe duke e nxjerrë atë jashtë shkollës së tyre në qytetin Karaxh, në perëndim të Teheranit. Dhjetëra persona janë vrarë që kur kanë nisur demonstratat në mbarë vendin, pas vrasjes së një gruaje 22-vjeçare derisa ajo ishte në mbajtje, më 16 shtator. Mahsa Amini ishte ndaluar nga policia e moralit e vendit, e cila ka thënë se ajo nuk e kishte vendosur si duhet shaminë e saj të kokës, apo hixhabin. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena )

XS
SM
MD
LG