Hovenier: Çështja e dinarit veçse ka prekur raportet Kosovë-SHBA
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin se janë luhatur raportet ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës pas vendimit të Bankës Qendrore për dinarin serb. Ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë partnere Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, nëse kjo e fundit nuk iu përgjigjet shqetësimeve amerikane.