Në vendlindjen e Thaçit ndjekin gjykimin në Hagë
Në dyqane e lokale të ndryshme, qytetarë nga Skenderaj dhe banorë të fshatit Burojë, që është vendlindja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën kanë përcjellë fillimin e gjykimit ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata e konsiderojnë të padrejtë gjykimin që po u bëhet nga Gjykata Speciale në Hagë.
Çfarë ndodhi në ditën e parë të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së?
Pas më shumë se dy vjetësh që nga konfirmimi i aktakuzës, në Hagë më 3 prill nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Provat e Prokurorisë: Komunikata të UÇK-së, intervista, dokumentarë, shënime personale
Në ditën e parë të gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 3 prill, prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë përdorur komunikata të UÇK-së, intervista televizive, dokumentarë, si dhe shënime personale, që u gjetën në shtëpitë e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si prova kryesore për të argumentuar krimet për të cilat akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Krasniqi dhe Selimi.
“Të pafajshëm” - Dita e parë e gjyqit kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Në Gjykatën Speciale për krime të dyshuara lufte në Kosovë nisi më 3 prill procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të katërtit - ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - u deklaruan të pafajshëm për akuzat që i ngarkojnë me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e që lidhen me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Për mbledhjen e provave, prokurorët thanë se kanë përdorur komunikata të UÇK-së, intervista televizive, dokumentarë, si dhe shënime personale, të gjetura në shtëpitë e disa prej të akuzuarve.