Ndërlidhjet

Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,
Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,

Përfundojnë deklaratat hyrëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
  • Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.
  • Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.
  • Të katërtit, ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.
20:03 3.4.2023

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim raportimin e drejtpërdrejtë për gjyqin që ka nisur në mëngjesin e së hënës në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Do të rikthehemi në mëngjesin e së martës.

Në ditën e dytë të gjykimit, më 4 prill, ekipet mbrojtëse do të kenë fjalën e tyre hyrëse për rastin që kanë ndërtuar.

Faleminderit që ishit me ne!

09:15 4.4.2023

Të nderuar lexues,

Po e rinisim mbulimin direkt të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në ditën e dytë të gjyqit, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të nisë deklaratat hyrëse për rastin e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ne do t'ju sjellë informacione në kohë reale nga Gjykata Speciale në Hagë.

Na ndiqni!

09:27 4.4.2023

Çfarë ndodhi në ditën e parë të gjyqit?

Më 3 prill, pas më shumë se dy vjetësh nga konfirmimi i aktakuzës, nisi gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Prokuroria mbajti deklaratë hyrëse për rreth pesë orë, duke pretenduar se ka prova të mjaftueshme për të dënuar ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në hyrje të seancës, të katër të akuzuarit sërish u deklaruan të pafajshëm për dhjetë pikat e akuzës.

Prokuroria tha se katër të akuzuarit kishin themeluar një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që gjatë periudhës së luftës kishte shënjestruar personat që i ka konsideruar kundërshtarë të UÇK-së.

Në ditën e parë të gjyqit u shfaqën disa prova të prokurorisë në formë të komunikatave të UÇK-së, intervistave televizive, dokumentarëve e shënimeve personale të disa prej të akuzuarve.

09:38 4.4.2023

Provat e paraqitura nga prokuroria

Në ditën e parë të gjykimit më 3 prill, prokurorët e specializuar për të mbrojtur rastin e tyre paraqitën disa komunikata të lëshuara nga UÇK-ja, që thanë se synon kundërshtarët e kësaj ushtrie.

Provat e Prokurorisë: Komunikata të UÇK-së, intervista, dokumentarë, shënime personale
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:07 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG