Të nderuar lexues,
Po e rifillojmë mbulimin direkt të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në ditën e tretë, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e ka radhën për të bërë deklaratat hyrëse për rastin.
Ne do t'ju sjellë informacione në kohë reale nga Gjykata Speciale në Hagë.
Të nderuar lexues,
Këtu po e përmbyllim raportimin e drejtpërdrejtë për gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së, që ka nisur më 3 prill.
Do të rikthehemi në mëngjesin e së mërkurës.
Më 5 prill pritet që edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqin të ketë fjalën hyrëse për rastin që ka ndërtuar, pasi ekipet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit paraqitën qëndrimet e tyre të martën.
Faleminderit që ishit me ne!
Mbrojtja kundërshton pretendimet e ZPS-së
Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së, gjatë ditës së dytë të gjykimit, kanë hedhur poshtë akuzat e organit të ndjekjes, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë komande dhe se të pandehurit nuk ishin pjesë e "ndërmarrjes së përbashkët kriminale", siç thuhet në aktakuzë.
Më shumë: