Ndërlidhjet

Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,
Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,

Përfundojnë deklaratat hyrëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
  • Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.
  • Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.
  • Të katërtit, ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.
16:54 4.4.2023

Deklarimi i Selimit para Dhomave të Specializuara

Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, tha se pret që në fund të procesit gjyqësor ai të shpallet i pafajshëm.

Më poshtë mund të shikoni një pjesë të deklarimit që Selimi e bëri para Gjykatës Speciale në Hagë më 4 prill.

Selimi: Uroj të vendosni në favor të pafajësisë sime
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:32 0:00

16:48 4.4.2023

Përfundon dita e dytë e gjykimit kundër ish-eprorëve të UÇK-së

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse, teksa më 5 prill pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit.

Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.

Më poshtë mund të gjeni të përmbledhur ditën e dytë të gjykimit:

  • Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ka pasur fuqi komanduese mbi UÇK-në, e as nuk ka ushtruar pushtet efektiv si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme
  • Mbrojtja e Kadri Veselit tha se ndaj tij nuk ka asnjë provë e dëshmitarë që e lidh me krimet e pretenduara në aktakuzë
  • Sipas mbrojtjes së Rexhep Selimit, në aktakuzë nuk ka aludime se ai ka urdhëruar ndonjë krim të pretenduar
  • Gjatë fjalimit para trupit gjykues, ish-eprori i UÇK-së, Hashim Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u shpreh i pafajshëm.
  • Thaçi tha se ky gjykim ka shfajësuar atë, UÇK-në dhe popullin e Kosovës me pretendimet për trafikim organesh
  • Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë fjalimit të tij para trupit gjykues tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia, por "nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë", duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor do të dëshmohet pafajësia e tij

16:32 4.4.2023

Mbrojtja: Në aktakuzë s’ka aludime se Selimi ka urdhëruar ndonjë krim

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, tha se në aktakuzën ndaj klientit të tij nuk ka asnjë aludim se ai ka urdhëruar ndonjë prej krimeve të pretenduara.

Gjatë deklaratës hyrëse, ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar po mundohet ta bëjë Selimin pjesë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

“Në aktakuzë nuk ka aludime që Selimi ka urdhëruar ndonjë krim”, tha Roberts.

“Provat nuk dëshmojnë se Selimi ka kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal”, shtoi ai.

16:26 4.4.2023

Mbrojtja e Veselit thotë se ndaj tij nuk ka prova për krimet e pretenduara

Përderisa ekipet mbrojtëse po vazhdojnë deklaratat e tyre hyrëse, ne po ju sjellim një pjesë të deklaratës hyrëse të Ben Emmerson, avokatit të të pandehurit, Kadri Veseli.

Ai tha se ndaj klientit të tij nuk ka prova për krimet që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngarkuar ndaj Veselit.

Emmerson: S'ka asnjë dëshmi që implikon Veselin në krimet e pretenduara
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:24 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG