Ndërlidhjet

Kacafytjet dhe fyerjet mes deputetëve, dëmtojnë imazhin e Kuvendit


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Degradimi i fjalorit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës po thyen të gjitha rregullat e paraqitjes publike, si dhe ligjet në fuqi, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Debati i ashpër, degradues e ofendues vazhdon të jetë prezent në pothuajse çdo seancë të Kuvendit të Kosovës.

Rasti i fundit ishte në seancë së enjtes, kur kryesuesi i seancës Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, ka zhvilluar një debat të ashpër e ofendues me deputetin Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi që këtij të fundit nuk iu dha e drejta e fjalës për një replikë dhe, po ashtu, ka përdorur fjalë fyese.

Pasi të enjten kanë shkëmbyer vetëm fjalë, të dy deputetët të premten janë shtyrë edhe fizikisht.

Deputeti Haliti në seancën e së premtes derisa po votonte për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, është afruar pranë deputetit Gashi dhe ka pasur shtyrje.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga deputetët që të mos bëjnë sjellje të padëshirueshme dhe pahijshme.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me veprimet e fundit joparlamentare të shfaqura në Kuvendin e Kosovë, gjegjësisht konfrontimet verbale e madje edhe fizike ndërmjet deputetëve Xhavit Haliti dhe Arben Gashi.

“Është e papranueshme që deputetët e Kuvendit të fyejnë njëri-tjetrin dhe të përleshen fizikisht. Për më tepër, dhuna dhe konfrontimet fizike cenojnë rëndë vlerat, të cilat do të duhej t’i përfaqësonte organi më i lartë në vend", thuhet në reagimin e KDI-së.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vetë deputetët e pranojnë se Kuvendit i ka humbur imazhi që e ka pasur dhe i cili është ndërtuar për vite të tëra. Kjo, sipas Krasniqit, po ndodh edhe për faktin e degradimit të fjalorit të deputetëve. Ai pohon se gjuha degraduese tashmë është shndërruar në gjuhë normale në Kuvend.

"Kjo tregon edhe për mungesën e vetë integritetit të këtyre deputetëve, të cilët e kanë një fjalor të tillë dhe atë e përdorin në Kuvend, madje edhe në diskutimet e tyre të përditshme kjo është gjuha, me të cilën shumë prej tyre komunikojnë dhe është vështirë tash që ata të komunikojnë me një gjuhë tjetër atëherë kur e humbin durimin. Pra, i kthehen asaj çfarë dinë ta bëjnë më së miri dhe jo që me argumente të arrijnë ta kundërshtojnë njëri – tjetrin, pikëpamjet e tyre politike", vlerëson Krasniqi.

Krasniqi thotë se në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës, kryesuesit e seancave parlamentare, për deputetët që përdorin gjuhë fyese, mund të marrin masa dhe t'i largojnë nga seanca, por kjo siç thotë ai, nuk po ndodh.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:15 0:00
Shkarkoje
(Audio nga arkivi)

"Akoma më e keqe po është kur prej vetë kryesueseve të seancave plenare po ndodh [degradimi i fjalorit] dhe po janë nxitësit e këtyre eskalimeve siç është zoti Haliti[Xhavit Haliti] që e kemi parë shumë shpesh në këtë rol kohëve të fundit", thotë Krasniqi.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:08 0:00
Shkarkoje
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:05 0:00
Shkarkoje

Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:10 0:00
Shkarkoje
(Audio nga arkivi)

Profesori universitar i Sociologjisë, Shemsi Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se me mënyrën se si komunikojnë deputetët, por edhe politikanët e tjerë, tregon se ata kanë një deficit të kulturës gjuhësore, të komunikimit dhe mirësjelljes.

"Këtë deficit ndoshta nuk do ta plotësojnë me ndonjë trajnim ose me ndonjë qortim, apo me ndonjë ndëshkim të eprorëve, po këta do të duhej të ndëshkoheshin nga votuesit nga qytetarët. Kjo po duket se po vjen edhe prej një vetëbesimi të tepruar të deputetëve, njëfarë autoritarizmi që kanë krijuar dhe po duken se janë si të pazëvendësueshëm. Mendoj se duhet ta marrin dënimin e merituar nga shoqëria për këtë komunikim, kësisoj edhe për këtë gjuhë kaq degraduese që janë duke e përdorur, sepse ata japin edhe shembull të keq në shoqëri", vlerëson Krasniqi.

Drejtuesit në organizatat joqeveritare thonë se në vend të ofrimit të argumenteve dhe fakteve në debate të ndryshme, deputetët ofrojnë një fjalor, siç e quajnë ata, të pistë, i cili është i rëndë, fyes dhe ofendues për bashkëbiseduesit.

Valmir Ismaili, analist nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë ligjvënës prej të cilit do të duhej të promovohej toleranca, mirësjellja e gjuha demokratike, por në fakt aty po ndodh e kundërta.

"Nëse qytetarët e shohin një gjë të tillë duke ndodhur në Kuvendin e Kosovës, atëherë çfarë pritet që të kemi në institucionet e tjera që nuk janë aq relevante sa është Kuvendi i Kosovës?! Prandaj, do të duhej që të kishte masa ndëshkuese për ata që bëjnë një gjuhë të tillë. Përndryshe reputacioni i Kuvendit të Kosovës do të bie edhe më poshtë", thotë Ismaili.

Edhe analistët politikë theksojnë se diskursi dhe sjelljet, me të cilat përfaqësues të caktuar të partive politike shërbehen në paraqitje publike, e edhe në Kuvend, reflekton mungesën e intelektualizmit në politikë.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG