Gjendja në veri përmes fotografive
Një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku tre zyrtarë të tjerë janë plagosur. Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen. Forca të shumta të rendit tani ndodhen në zonë. (Përgatiti: Trim Haliti)