Ndërlidhjet

Në Kosovë, 55 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës.

Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus, të shtrirë në spitale, është 1,051.

Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport.

Numri më i madh i të hospitalizuarve me koronavirus është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës: 382.

Aktualisht, në Kosovë janë afro 25,000 raste aktive me koronavirus.

Të enjten, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi për 18 viktima nga koronavirusi dhe 2,295 raste të reja pozitive.

Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 747,000 vaksina kundër koronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 256,000 qytetarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG