Ndërlidhjet

Do të ketë masa të reja kufizimi, thotë Oda e Hotelierisë


Karrige të zbrazëta jashtë një lokali gjatë masave të kufizimit në Prishtinë, 3 prill 2020.
Karrige të zbrazëta jashtë një lokali gjatë masave të kufizimit në Prishtinë, 3 prill 2020.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka thënë se gjatë një takimi me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, janë paralajmëruar se së shpejti mund të vendosen masa të reja të kufizimit kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Përmes një komunikate të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, thuhet se këto masa do të vlejnë deri më 13 shtator.

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve pretendojnë se masat që do të merren përfshijnë edhe këto: orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00, orari i punës për gastronominë do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30 duke funksionuar vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës.

Ky paralajmërim vjen disa ditë pasi filluan së zbatuari një sërë masash kundër përhapjes së koronavirusit të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Të enjten në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 2.295 raste të reja me koronavirus, bazuar në 12.406 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.

Sëmundjen e kanë mundur edhe 1.183, ndërsa raste aktive janë 24.939.

Më herët, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi se në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 995 pacientë të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 935 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim pasi, sipas tyre, që prej nisjes së fushatës së imunizimit, asnjë person i vaksinuar në Kosovë nuk ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Deri më 26 gusht, Kosova ka administruar 747,898 mijë vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht janë 256.235 mijë persona. Një person konsiderohet i imunizuar plotësisht, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG