Forcat ruse u janë afruar periferive të Pokrovskut, një qendër transporti dhe logjistike strategjike, e rëndësishme në rajonin e Donjeckut. Dikur shtëpi e më shumë se 60.000 banorëve para pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, vetëm një pjesë e kësaj popullsie tani ka mbetur në qytet. Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko së fundmi vizitoi Pokrovskun me një koleg nga Donbas.Realities i Radios Evropa e Lirë dhe bisedoi me disa banorë që ende kanë mbetur atje.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)