"Duken të tendosur": Fotografi përshkruan gjendjen në bazën ruse në Siri
Fotografi Umit Bektas e përshkroi për Radion Evropa e Lirë si të tendosur atmosferën rreth një baze ajrore ruse pranë Latakisë, ndërsa konvojet mbërrijnë dhe avionët transportues mbeten nën vëzhgimin e helikopterëve dhe avionëve ushtarakë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një automjet ushtarak rus i afrohet një hyrjeje në bazën ajrore Hmeimim në perëndim të Sirisë më 15 dhjetor.
Kjo fotografi është një nga disa imazheve të fundit rreth bazës ruse të marra nga Umit Bektas, një fotoreporter turk që punon për agjencinë Reuters, i cili foli për Radion Evropa e Lirë për situatën rreth objektit ushtarak.

![Një aeroplan transportues rus ngrihet nga baza Hmeimim më 15 dhjetor ndërsa një helikopter sulmues fluturon pas. Bektas thotë se baza është e zënë me avionë, por rreth kompleksit rus, rrugët janë "shumë të qeta... Mund të shihen karroca, një karrige me rrota të hedhura përreth, shumë gjëra të shpërndara në rrugë. Kjo të jep ndjenjën se diçka [ndodhi] kur rebelët arritën në bazë”. ](https://gdb.rferl.org/4c73a363-8ae9-454d-bb16-6b4cf6767ff4_w1024_q10_s.jpg)
2
Një aeroplan transportues rus ngrihet nga baza Hmeimim më 15 dhjetor ndërsa një helikopter sulmues fluturon pas.
Bektas thotë se baza është e zënë me avionë, por rreth kompleksit rus, rrugët janë "shumë të qeta... Mund të shihen karroca, një karrige me rrota të hedhura përreth, shumë gjëra të shpërndara në rrugë. Kjo të jep ndjenjën se diçka [ndodhi] kur rebelët arritën në bazë”.

3
Një ushtar rus qëndron roje pranë një automjeti afër bazës ajrore Hmeimim.
Në një deklaratë me shkrim që përshkruan arratisjen e tij nga Siria, udhëheqësi i rrëzuar Bashar Al-Assad thotë se ai fillimisht u dërgua nga Damasku në bazën Hmeimim derisa rebelët po shënonin përparim masiv. Nga atje Assadi u transportua përfundimisht në Rusi më 8 dhjetor, pasi objekti rus "u vu nën sulmet e intensifikuara nga goditjet me dronë".

4
Një gjuajtës rus në kupolën e një automjeti të blinduar ndërsa i afrohet bazës ajrore Hmeimim.
“Nuk është e mundur të komunikosh me ushtarët rusë”, thotë fotografi Bektas.
“Nuk u përgjigjen pyetjeve dhe nuk të lënë të afrohesh. Ata duken të tendosur, por jo të zemëruar, nuk kanë shfaqur asnjë lloj dhune apo diçka të tillë”, shton ai. Ata po ruajnë qetësinë e tyre”.