Ukraina, para dhe pas shkatërrimit
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, ajo jo vetëm që nxiti konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, por shkatërroi vendbanime dhe qytete të tëra në të gjithë vendin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Para

Pas

1
Yakovlivka, një fshat pranë Soledarit në rajonin e Donjeckut, u pushtua nga Rusia në dhjetor të vitit 2022. Ky imazh satelitor nxjerr në pah shkatërrimin e ndërtesave të banimit dhe një objekti të madh bujqësor nga granatimet e forcave ruse.
Para

Pas

2
Rubizhne, një qytet në rajonin e Luhanskut, u mor nga forcat ruse në maj të vitit 2022 dhe është ende nën kontrollin e tyre. Këto imazhe satelitore janë bërë në tetor të vitit 2020 dhe në shtator të vitit 2022.
Para

Pas

3
Soledari, një qytet minierash kripe në rajonin e Donjeckut, rreth 20 kilometra në verilindje të Bahmutit, u pushtua nga forcat ruse në janar të vitit 2023. Imazhet satelitore të marra atë muaj dhe në verën e vitit 2021 tregojnë transformimin nga një qytet i gjallë në një peizazh të bombarduar.
Para

Pas

4
Moshçuni, një fshat në veri të Kievit, u bë fushëbeteja kryesore në javët e para të luftës. Nga 2.800 shtëpi në fshat, 2.000 prej tyre janë raportuar si të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë. Këto imazhe satelitore janë të vitit 2019 dhe marsit të vitit 2022, pasi fshati u pastrua nga forcat ruse.