Prishtina ishte mikpritëse e edicionit të 8-të të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”.
Me artin e tyre, rreth 130 artistë të grafitit përçuan mesazhe nën tematikën “Educate to Elevate”, ndërsa u dhanë ngjyra rreth 2.800 metrave katrorë mure të kryeqytetit.
Festivali i artit të rrugëve sivjet u mbajt nga data 28 deri më 30 qershor në hapësirat pranë Stacionit të Trenave.