Kremtimi i Pashkëve nëpër botë
Besimtarët e krishterë në mbarë botën po kremtojnë Pashkët, apo Ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin e tij në meshën e mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje që të ndalen të gjitha luftërat dhe konfliktet në mbarë botën.

1
Të krishterët në Pakistan marrin pjesë në lutjet në Kishën e Shpirtit të Shenjtë në Lahore të Pakistanit, më 9 prill.

2
Një paradë e organizuar për nder të Pashkëve në Seul të Koresë së Jugut më 9 prill 2023.

3
Festimet për Pashkët në Korenë e Jugut.

4
Disa qytetarë duke kaluar pranë një Kishe në Al-Hamdania të Irakut më 8 prill, në vigjilje të Pashkëve.