Komuna e Prishtinës ka vendosur në shumë sheshe flamuj kuq e zi, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të shqiptarëve. Pavarësisht, masave kundër COVID-19, të premten është parë numër i madh i qytetarëve duke shëtitur rrugëve të Prishtinës. Një mundësi e mirë ishte edhe për shitësit në rrugë që të shesin flamuj e zbukurime tjera me shqiponjën dykrerëshe.