Komuna e Prishtinës ka vendosur në shumë sheshe flamuj kuq e zi, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të shqiptarëve. Pavarësisht, masave kundër COVID-19, të premten është parë numër i madh i qytetarëve duke shëtitur rrugëve të Prishtinës. Një mundësi e mirë ishte edhe për shitësit në rrugë që të shesin flamuj e zbukurime tjera me shqiponjën dykrerëshe.
28 Nëntori mbush sheshet me flamuj kuq e zi

1
Një shitës mban në duar një flamur kuq e zi në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

2
Një i ri i mbështjell me një flamur kuq e zi, duke fryrë një tullumbace.

3
Një nënë duke blerë lodra për fëmijë.

4
Dy flamuj të Shqipërisë dhe flamuri i Kosovës në një shesh në Prishtinë.