Fëmijët e Gazës përballë brutalitetit të luftës
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një vajzë me gjërat e saj shihet në zonën e spitalit Al-Ahli ku qindra palestinezë u vranë në një shpërthim, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre, po strehoheshin në këtë spital mes konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin, në Qytetin e Gazës, 18 tetor 2023.
2
Një ndihmësmjek pasi ka nxjerrë një fëmijë palestinez të lënduar nga një shtëpi e shkatërruar nga sulmet izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 17 tetor 2023.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Një ndihmësmjek pasi ka nxjerrë një fëmijë palestinez të lënduar nga një shtëpi e shkatërruar nga sulmet izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 17 tetor 2023.
Një ndihmësmjek pasi ka nxjerrë një fëmijë palestinez të lënduar nga një shtëpi e shkatërruar nga sulmet izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 17 tetor 2023.

3
Një foshnje palestineze e plagosur në sulmet izraelite duke u trajtuar në një spital në Khan Younis, Rripi i Gazës m 14 tetor 2023.

4
Një punonjës mjekësor bart një fëmijë të lënduar në një sulm izraelit në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, 19 tetor 2023.