Pse kaq shumë fëmijë në SHBA po preken nga COVID-19?
Numri i fëmijëve që infektohen me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, është shtuar për pesë herë që nga fundi i qershorit. Shtrimi në spital dhe rastet e vdekjes te të rinjtë mbetet i rrallë. Dr. Emily Landon, një specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Mjekësisë në Çikago, shpjegon pse ajo mendon se varianti Delta ka çuar në një rritje të rasteve te të rinjtë. (Përgatiti: Lendi Susuri)
Facebook Forum