Dhjetëra emigrantë shpëtohen në ujërat e Detit Mesdhe
- Reuters
Organizata joqeveritare Open Arms shpëtoi dhjetëra emigrantë në Detin Mesdhe pas operacioneve të kërkim-shpëtimit. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Emigrantët duke qëndruar në një varkë të hekurt pranë anijes së shpëtimit "Astral", të organizatës joqeveritare Open Arms, në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusas, në Detin Mesdhe, 11 gusht 2024.

2
Emigrantët e shpëtuar duke u transportuar me një varkë deri tek anija Astral.

3
Nëntëmbëdhjetë migrantë të shpëtuar, përfshirë dy vajza dhe një foshnjë, qëndrojnë në një varkë, të mbështjellë me batanije termike të ofruara nga pjesëtarët e OJQ-së Open Arms.

4
Një anëtar i organizatës Open Arms duke i udhëzuar migrantët e shpëtuar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusës, në Detin Mesdhe.