Ndërlidhjet

HRW akuzon talibanët për vrasje të ish-forcave të sigurisë


Luftëtarët talibanë sigurojnë zonën pasi shpërthimit të një bombe në Kabul. Nëntor, 2021.
Luftëtarët talibanë sigurojnë zonën pasi shpërthimit të një bombe në Kabul. Nëntor, 2021.

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, tha se talibanët “kanë ekzekutuar ose zhdukur me forcë” më shumë se 100 ish-anëtarë të forcave të sigurisë.

Sipas organizatës, ekzekutimet dhe zhdukjet u bënë në vetëm katër nga 34 provincat e Afganistanit.

Grupi militant ka marrë pushtetin në Afganistan në mes të gushtit.

Udhëheqja talibane ka premtuar amnisti për të gjithë ata që kanë qenë të lidhur me Qeverinë e përmbysur afgane dhe ish-forcat e sigurisë.

Por, HRW tha se ka dokumentuar vrasjen ose zhdukjen e 47 ish-anëtarëve të Forcave të Sigurisë Kombëtare, të cilët janë dorëzuar ose janë kapur nga militantët talibanë në periudhën 15 gusht - 31 tetor.

Grupi tha se ka mbledhur “informacione të besueshme” për vrasjen e më shumë se 100 vetave, që kanë qenë pjesë e ushtrisë, policisë ose inteligjencës, gjatë regjimit të kaluar në provincat Gazni, Helmand, Kandahar dhe Kunduz.

“Barra është mbi talibanët për të parandaluar vrasjet e mëtejshme, për të kërkuar llogari nga ata që janë përgjegjës dhe për të kompensuar familjet e viktimave”, tha Patricia Gossman, drejtore për Azinë pranë organizatës Human Rights Watch.

Në përgjigje ndaj gjetjeve të HRW-së, talibanët thanë se kanë shkarkuar përgjegjësit për abuzime, por nuk dhanë asnjë informacion për të vërtetuar pretendimet e tyre, tha organizata.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG