Fantazmat e së kaluarës komuniste në Pragë
Tridhjetë e pesë vjet pasi Revolucioni i Kadifenjtë rrëzoi sundimin komunist të mbështetur nga sovjetikët në Pragë, Radio Evropa e Lirë vizitoi disa prej vendeve ku dikur qëndronin monumentet dhe përhapej propaganda. (Përgatiti: Valona Tela)
Atëherë

Tani

1
Një statujë e themeluesit sovjetik, Vladimir Lenin, në lagjen Dejvice të Pragës, e fotografuar në vitin 1981.
Statuja u zbulua në vitin 1972, ndërsa u rrëzua më 1990, në vazhdën e Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989 që përmbysi sundimin komunist në Çekosllovaki. Baza e statujës u shfrytëzua nga adhuruesit e sportit skateboard derisa u hoq në vitin 2007 dhe hapësira u mbulua me bar.

2
Monumenti i ekuipazhit të tankut sovjetik në Pragë, i fotografuar në vitin 1961.
Tanku u pikturua në rozë nga artisti David Cerny në prill të vitit 1991 dhe u hoq në qershor të të njëjtit vit.
Tanku u pikturua në rozë nga artisti David Cerny në prill të vitit 1991 dhe u hoq në qershor të të njëjtit vit.
Atëherë

Tani

3
Një pllakë për Vladimir Leninin brenda një stacioni të metrosë që quhej Leninova. Fotografia u shkrep në vitin 1978. Shkrimi pranë pllakës është nga një poezi propagandistike: “Askush nuk është më i gjallë se Lenini në këtë botë. Fuqia jonë, mençuria jonë janë armët më të sigurta”.
Kjo pllakë thuhet se fshihet ende mes rrjetave dhe kabllove në stacionin që tani quhet Dejvicka.
Kjo pllakë thuhet se fshihet ende mes rrjetave dhe kabllove në stacionin që tani quhet Dejvicka.
Atëherë

Tani

4
Një pamje nga viti 1960 e monumentit më të madh të Stalinit të ndërtuar ndonjëherë, që shikonte mbi Pragën.