Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati i pritur republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pasi në një tubim ku po fliste, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Trump u nxor nga skena me nxitim, ndërsa forcat e rendit raportojnë për dy njerëz të vrarë, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar. (Përgatiti: Valona Tela)
Trumpin e largojnë nga skena pas të shtënave në tubim

1
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, duke hyrë në mitingun me mbështetësit në Batlër të Pensilvanisë.

2
Siç raportoi AP, disa mijëra njerëz ishin të pranishëm në tubim.

3
Pasi u dëgjuan të shtënat, Trump u ul dhe truprojat nxituan për ta mbrojtur atë.

4
Britma u dëgjuan nga audienca.