Dokufest-i gjallëron Prizrenin
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.