"Dimri më i ftohtë" në Siberi
Në Jakutsk, në Siberinë lindore të Rusisë, rreth 450 kilometra në jug të rrethit arktik, shërbimet lokale të motit paralajmërojnë se temperaturat mund të bien deri në minus 62 gradë celsius. “Ky duket si dimri më i ftohtë”, thotë një banore e qytetit, ku i ftohti anormal është edhe më i ashpër se temperaturat prej minus 40 gradësh, me të cilat janë mësuar vendasit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)