Vërshohet një pjesë e Vushtrrisë
Dhjetëra shtëpi janë vërshuar nga uji ditën e martë në Vushtrri pasi lumi Sitnica doli nga shtrati. Ekipet emergjente dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë larguar banorët nga zona e përmbytur. Shumë rajone të Kosovës janë vërshuar në pesë ditët e fundit si pasojë e rënies së shiut dhe borës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) situata paraqitet më e mirë ditën e martë dhe niveli i ujit në lumenjtë të Kosovës ka filluar të bie.
Facebook Forum