Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

1
Çmimi i specave pa djegës për kilogram në një dyqan ushqimor në Prishtinë është 3.49 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shkurt të vitit 2021, çmimi mesatar i këtij produkti ka qenë 2.14 euro.

2
Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, një kilogram domate po shitet për 1.50 euro, teksa në një dyqan çmimi ishte 1.99 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një kilogram domate në shkurt të vitit 2021 mesatarisht shitej për 1 euro.

3
Në një tezgë janë ekspozuar mandarina dhe çmimi i tyre është 80 centë për kilogram.

4
Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, ky lloj i mollave po shitet për 50 centë kilogrami. Sipas çmimeve mesatare të shkurtit të vitit 2021, çmimi i këtij produkti ishte më i shtrenjtë, përkatësisht 68 centë.