Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
Përballjet nga afër të Navalnyt si figurë kryesore opozitare në Rusi

1
Aleksei Navalny shihet në gjykatë në dhjetor të vitit 2011 pas arrestimit të tij gjatë një marshimi të paautorizuar kundër qeverisë në Moskë. Navalny u dënua me 15 ditë paraburgim për "rezistim ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit". Ishte e para nga ato që më vonë do të bëheshin një ndodhi e zakonshme për figurën e opozitës.

2
Një shenjë që shprehte mbështetje për Navalnyn e shkruar në pjesën e prapme të një kamioni jashtë qendrës së ndalimit, ku Navalny ishte duke u mbajtur pas arrestimit të tij në dhjetor të vitit 2011. Në shkurt 2011, Navalny, në një radio intervistë përshkroi partinë politike të Presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, si "partinë e mashtruesve dhe hajdutëve". Fraza u përdor gjerësisht nga grupet e opozitës.

3
Navalny shoqërohet për një seancë gjyqësore në Moskë në maj të vitit 2012. Ai u arrestua gjatë një mitingu të opozitës, një ditë pas inaugurimit të Putinit më 7 maj. Navalny u dënua me 15 ditë të tjera burgim për "pjesëmarrje në një ngjarje të jashtëligjshme publike".

4
Një gazetar filmon apartamentin e Navalnyt në Moskës pasi u kontrollua nga policia më 11 qershor të vitit 2012. Policia ruse kontrolloi shtëpitë e disa drejtuesve të opozitës në mes të protestave të gjera antiqeveritare në pranverë dhe verë të vitit 2012.